Nxënien e peshkut nuk e pati kurrë më të lehtë.
Mitrovicasit të dielën me këmbë në ujë të Ibrit mund të kapnin peshq vetëm me rrjetë dore pasi lumi thuajse shteroi. Edhe kalimi nga jugu në veri mund të bëhej lehtësisht nëpër rrjedhën e lumit.
Kësi niveli s’mbahet mend as nga të moshuarit që numërojnë pasojat nga kjo.
Qytetarët besojnë se bllokimi i dogës tek Liqeni Artificial është problemi që ua shëmtoi qytetin. Thatësia sipas Komunës së Mitrovicës erdhi pas mbylljes së digës së Ujmanit nga Ibër-Lepenci.
Uji u lëshua pasdite e sipas drejtorit të Shërbimeve Publike Granit Tmava situata të tilla nuk do lejojnë të përtëriten.





























