Pesë persona nga Kosova kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Rrugën e Kombit në afërsi të Milotit, në mesin e tyre dy fëmijë.
Një makinë tip “Volkswagen” dhe një mjet tip “Benz” janë përplasur me njëra tjetrën, raporton KlanTV.
Gazetari Martin Marku ka mësuar se fëmijët ishin të moshave 6 dhe 9 vjeç. Ata udhëtonin bashkë me të afërmit e tyre në makinën tip “Volkswagen” dhe mësohet se janë të gjithë nga Kosova./KlanTV





























