“Në sytë e Amerikës, Kosova është çliru, pavarësu, zhvillilu, ndërtu. Nihilist, cinik. Kaq je, dhe ke me mbet pa asnjë rezultat”, shkroi Çitaku.
Kreu i qeverisë, në një intervistë për “Public Square”, ka thënë se “një gjë ua kam bërë të qartë të gjithëve, ‘as nuk pres nga SHBA-të që ta shohin Beogradin zyrtar me sytë e Albin Kurtit, por as ata nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit Amerikan të Shtetit’”.Çitaku i tha Kurtit se Amerika nuk e sheh me sytë e tij Serbinë, por as Kosovën, pasi sipas saj, në sytë e Kurtit, Kosova është shkatërruar qe dy dekada.





























