Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se të gjitha objektet dhe pronat publike hekurudhore në veri të Kosovës janë kthyer nën menaxhim të plotë të Ndërmarrjes Publike INFRAKOS.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, aksioni është realizuar në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Ekonomisë dhe INFRAKOS-in, me qëllim të forcimit të rendit institucional dhe mbrojtjes së aseteve strategjike të shtetit.
Ministria theksoi se ky veprim do të ndikojë në përshpejtimin e rehabilitimit dhe modernizimit të infrastrukturës hekurudhore në veri, duke e konsideruar segmentin hekurudhor pjesë strategjike të Koridorit X, që lidh Kosovën me rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të transportit.






























