Duke iu referuar burimeve jozyrtare, Radio Televizioni i Malit të Zi (RTCG) raportoi se marrëveshja parasheh bashkimin e Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve dhe Unionit Nacional Shqiptar.
Sipas raportit, vendimi për bashkim vjen pas suksesit politik të arritur përmes veprimit të përbashkët, duke përfshirë pushtetin absolut në komunën e Tuzit, rezultatin rekord në nivel shtetëror me dy mandate deputetësh dhe dy poste në Qeverinë e Malit të Zi, si dhe rezultatet e vlerësuara të ministrave dhe përfaqësuesve të Forumit në pushtetin ekzekutiv.
Burime pranë negociatave thanë se një shtysë shtesë për bashkimin e plotë erdhi pas sondazheve të fundit të opinionit publik, të cilat treguan rritje të ndjeshme të mbështetjes për Forumin edhe në Ulqin, ku ai është shndërruar në një nga opsionet më të fuqishme politike shqiptare.






























