Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Dr.LEONARD MUJA: TUBERKULOZI SHËROHET, ZBULIMI I HERSHËM SHPËTON JETË

29/05/2026
in LAJME, SHËNDETËSI
Dr.LEONARD MUJA: TUBERKULOZI SHËROHET, ZBULIMI I HERSHËM SHPËTON JETË
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tuberkulozi është një sëmundje infektive që vazhdon të mbetet problem serioz shëndetësor në shumë vende të botës. Kjo sëmundje prek më së shpeshti mushkëritë, por mund të përfshijë edhe organe të tjera të trupit. Në intervistë për faqen e spitalit, flet Dr. Leonard Muja, specialist i pulmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “ Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂̧𝐤𝐚 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐭𝐮𝐛𝐞𝐫𝐤𝐮𝐥𝐨𝐳𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐢 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐦𝐞𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐤𝐣𝐨 𝐬𝐞𝐦𝐮𝐧𝐝𝐣𝐞?

𝐃𝐫.𝐋𝐞𝐨𝐧𝐚𝐫𝐝 𝐌𝐮𝐣𝐚: Tuberkulozi (TB) është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteri Mycobacterium tuberculosis. Ai prek më së shpeshti mushkëritë, por mund të përfshijë edhe organe të tjera si nyjet limfatike, kockat, veshkat apo sistemin nervor qendror. Sëmundja transmetohet përmes ajrit, kur një person me tuberkuloz aktiv pulmonar kollitet, teshtin, flet apo këndon, duke liruar në ajër spërkla që përmbajnë bakterin. Personat që qëndrojnë për kohë të gjatë në kontakt të afërt me të sëmurin kanë rrezik më të lartë të infektohen.

Tuberkulozi nuk transmetohet përmes shtrëngimit të duarve, ushqimit apo përdorimit të përbashkët të sendeve personale.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐬𝐢𝐦𝐩𝐭𝐨𝐦𝐚𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐞 𝐳𝐚𝐤𝐨𝐧𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐪𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭’𝐢 𝐚𝐥𝐚𝐫𝐦𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐭 𝐩𝐞𝐫 𝐭’𝐮 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥𝐮𝐚𝐫?

𝐃𝐫.𝐋𝐞𝐨𝐧𝐚𝐫𝐝 𝐌𝐮𝐣𝐚: Simptomat më të shpeshta të tuberkulozit përfshijnë:

Kollë që zgjat më shumë se 2–3 javë

-Temperaturë

-Djersitje gjatë natës

-Humbje peshe

-Lodhje dhe plogështi

-Humbje oreksi

-Dhimbje në kraharor

-Nxjerrje gjaku gjatë kollitjes (hemoptizi)

Çdo person që ka këto simptoma, sidomos nëse ka qenë në kontakt me pacientë me TB, duhet të paraqitet për kontroll mjekësor sa më herët.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐒𝐚 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐢 𝐩𝐞𝐫𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐭𝐮𝐛𝐞𝐫𝐤𝐮𝐥𝐨𝐳𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐠𝐫𝐮𝐩 𝐦𝐨𝐬𝐡𝐚 𝐩𝐫𝐞𝐤𝐞𝐧 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐬𝐡?

𝐃𝐫.𝐋𝐞𝐨𝐧𝐚𝐫𝐝 𝐌𝐮𝐣𝐚: Tuberkulozi mbetet një problem serioz global i shëndetit publik. Sipas të dhënave ndërkombëtare, miliona raste të reja raportohen çdo vit në botë.

Sëmundja mund të prekë çdo grupmoshë, por më të rrezikuar janë:

-Personat me imunitet të dobësuar

-Të moshuarit

-Personat me diabet apo sëmundje kronike

-Duhanpirësit

-Personat që jetojnë në kushte të vështira socio-ekonomike dhe ambiente të mbipopulluara
Po ashtu, pacientët me HIV/AIDS kanë rrezik dukshëm më të lartë për zhvillimin e tuberkulozit aktiv.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐒𝐢 𝐝𝐢𝐚𝐠𝐧𝐨𝐬𝐭𝐢𝐤𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐮𝐛𝐞𝐫𝐤𝐮𝐥𝐨𝐳𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐞𝐤𝐳𝐚𝐦𝐢𝐧𝐢𝐦𝐞 𝐨𝐟𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐞 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥?

𝐃𝐫.𝐋𝐞𝐨𝐧𝐚𝐫𝐝 𝐌𝐮𝐣𝐚: Diagnostikimi i tuberkulozit bazohet në historinë klinike, ekzaminimin fizik dhe analizat laboratorike e radiologjike.

Ekzaminimet më të zakonshme përfshijnë:

-Radiografinë (RTG) e mushkërive

-Analizën e sputumit (këlbazës) për praninë e bakterit

-Testet molekulare të shpejta

-Kulturën bakteriologjike

-Testin tuberkulinik (Mantoux)

-Analiza laboratorike shtesë sipas nevojës klinike

-Diagnostikimi i hershëm është shumë i rëndësishëm për fillimin në kohë të trajtimit dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞 𝐬𝐡𝐞𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐬𝐡 𝐨𝐟𝐫𝐨𝐧 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐩𝐞𝐫 𝐩𝐚𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐮𝐛𝐞𝐫𝐤𝐮𝐥𝐨𝐳?

𝐃𝐫.𝐋𝐞𝐨𝐧𝐚𝐫𝐝 𝐌𝐮𝐣𝐚: Institucioni ynë ofron:

-Vizita specialistike pulmologjike

-Diagnostikim laboratorik dhe radiologjik

-Monitorim të pacientëve

-Terapi antituberkulare sipas protokolleve ndërkombëtare

-Këshillim dhe edukim për pacientët dhe familjarët

-Kontroll të kontakteve familjare dhe rekomandime parandaluese

Qëllimi ynë është trajtimi i suksesshëm i pacientit dhe reduktimi i përhapjes së sëmundjes në komunitet.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐭𝐮𝐛𝐞𝐫𝐤𝐮𝐥𝐨𝐳𝐢𝐢 𝐬𝐡𝐞𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐞𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐚 𝐳𝐠𝐣𝐚𝐭 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢?

𝐃𝐫.𝐋𝐞𝐨𝐧𝐚𝐫𝐝 𝐌𝐮𝐣𝐚: Tuberkulozi është sëmundje e shërueshme nëse diagnostikohet me kohë dhe trajtohet në mënyrë adekuate.

Trajtimi zakonisht zgjat rreth 6 muaj, ndërsa në rastet kur kemi forma rezistente të bakterit, trajtimi mund të zgjasë edhe më shumë. Rezultatet e trajtimit janë shumë të mira kur pacienti bashkëpunon dhe respekton udhëzimet mjekësore.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐒𝐚 𝐞 𝐫𝐞𝐧𝐝𝐞𝐬𝐢𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐪𝐞 𝐩𝐚𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐭𝐚 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐤𝐢𝐧 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝?

𝐃𝐫.𝐋𝐞𝐨𝐧𝐚𝐫𝐝 𝐌𝐮𝐣𝐚: Ndjekja e plotë e trajtimit është jetike, sepse ndërprerja e hershme e barnave ose marrja jo e rregullt e tyre mund të çojë në:

-Rikthimin e sëmundjes

-Zhvillimin e formave rezistente ndaj barnave

-Përkeqësimin e gjendjes shëndetësore

-Rritjen e rrezikut të transmetimit tek të tjerët

Prandaj, edhe nëse pacienti ndihet mirë, ai nuk duhet ta ndërpresë terapinë pa rekomandimin e mjekut specialist.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐚𝐬𝐚𝐬𝐡 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐤𝐢𝐧 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐭 𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐦𝐚𝐧𝐠𝐮𝐫 𝐩𝐞𝐫𝐡𝐚𝐩𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐭𝐮𝐛𝐞𝐫𝐤𝐮𝐥𝐨𝐳𝐢𝐭?

𝐃𝐫.𝐋𝐞𝐨𝐧𝐚𝐫𝐝 𝐌𝐮𝐣𝐚: Masat kryesore parandaluese janë:

-Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm i rasteve

-Ventilimi i mirë i ambienteve të mbyllura

-Mbajtja e higjienës respiratore gjatë kollitjes dhe teshtitjes

-Shmangia e kontaktit të afërt me persona të sëmurë aktivë pa trajtim

-Ushqyerja e shëndetshme

-Vaksinimi BCG tek fëmijët sipas kalendarit të vaksinimit

Rol të rëndësishëm luan edhe ndërgjegjësimi publik për kontrollin e kësaj sëmundjeje.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐤𝐚 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐞 𝐤𝐮𝐫 𝐭𝐮𝐛𝐞𝐫𝐤𝐮𝐥𝐨𝐳𝐢 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞 𝐫𝐢𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐟𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐛𝐞𝐫𝐞 𝐧𝐞 𝐚𝐭𝐨 𝐬𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚?

𝐃𝐫.𝐋𝐞𝐨𝐧𝐚𝐫𝐝 𝐌𝐮𝐣𝐚: Tuberkulozi mund të rikthehet, veçanërisht nëse trajtimi nuk është përfunduar si duhet ose nëse pacienti ka sistem imunitar të dobësuar.

Në rast rikthimi, pacienti duhet të paraqitet menjëherë tek mjeku specialist për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për rikthim të zakonshëm apo për formë rezistente ndaj barnave.

Trajtimi në këto raste mund të jetë më kompleks dhe më afatgjatë, prandaj monitorimi i rregullt është thelbësor.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂𝐢𝐥𝐢 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐦𝐞𝐬𝐚𝐳𝐡𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣 𝐩𝐞𝐫 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐭 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐡𝐞𝐫𝐬𝐡𝐞𝐦 𝐭𝐞 𝐭𝐮𝐛𝐞𝐫𝐤𝐮𝐥𝐨𝐳𝐢𝐭?

𝐃𝐫.𝐋𝐞𝐨𝐧𝐚𝐫𝐝 𝐌𝐮𝐣𝐚:Tuberkulozi është një sëmundje serioze, por e diagnostikueshme dhe e shërueshme.

Kontrolli mjekësor në kohë, mosneglizhimi i simptomave dhe ndjekja e rregullt e trajtimit janë çelësi për shërim të plotë dhe për mbrojtjen e familjes dhe komunitetit.

Është shumë e rëndësishme që qytetarët të mos kenë paragjykime ndaj pacientëve me tuberkuloz, por të mbështesin trajtimin e tyre. Sa më herët të zbulohet sëmundja, aq më i madh është suksesi i trajtimit dhe aq më i ulët rreziku i përhapjes së saj.

Related Posts

Rrëzohet apeli i Rexhep Selimit për vazhdimin e paraburgimit në Hagë
LAJME

Rrëzohet apeli i Rexhep Selimit për vazhdimin e paraburgimit në Hagë

29/05/2026
Një muaj paraburgim për Arben Spasollin që preu me thikë në fyt Erduan Ibrahimin
LAJME

Një muaj paraburgim për Arben Spasollin që preu me thikë në fyt Erduan Ibrahimin

29/05/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot, lirohet nafta
LAJME

Publikohen çmimet e derivateve për sot, lirohet nafta

29/05/2026
Kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit gjatë aplikimit
LAJME

Kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit gjatë aplikimit

28/05/2026
Si u vra i riu Erduan Hajdini mbrëmë në Mitrovicë, flet daja i tij
LAJME

Si u vra i riu Erduan Hajdini mbrëmë në Mitrovicë, flet daja i tij

28/05/2026
Kosova rikthen nën menaxhim shtetëror pronat hekurudhore në veri
02

Kosova rikthen nën menaxhim shtetëror pronat hekurudhore në veri

28/05/2026
Next Post
Një muaj paraburgim për Arben Spasollin që preu me thikë në fyt Erduan Ibrahimin

Një muaj paraburgim për Arben Spasollin që preu me thikë në fyt Erduan Ibrahimin

LAJMET E FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

E vrau me thikë në fyt, arrestohet i dyshuari për krimin në Mitrovicë

28/05/2026
Kabllo elektrike, bojlerë e televizorë, policia arreston një person

Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezër – Prokuroria jep detaje të tjera

28/05/2026
Policia e Kosovës merr nën kontroll objektin e hekurudhës në Zveçan

Policia e Kosovës merr nën kontroll objektin e hekurudhës në Zveçan

28/05/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Ky është personi që mbeti i vrarë në therjen me thikë në Mitrovicë

28/05/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me thikë

28/05/2026
Mali i Zi: Partitë shqiptare drejt bashkimit në një subjekt të vetëm politik

Mali i Zi: Partitë shqiptare drejt bashkimit në një subjekt të vetëm politik

27/05/2026
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, të paktën tre të lënduar

Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, të paktën tre të lënduar

27/05/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com