Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi dyshohet se me veturë ka goditur për vdekje policin Rexhep Gashi.
Ngjarja tragjike ka ndodhur më Pikën Kufitare në Vërmicë.
“Raportohet se një person është godit nga një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Në vend ngjarje kanë dalur të gjitha njësit relevante, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.





























