Mesi i korrikut e gjen Vlorën gati të zbrazët nga turistët. Plazhet e qytetit thuajse jane bosh ndërsa hotelet nuk i kalojnë 50 për qind të kapaciteteve.
Për pushuesit shqiptarë në zona të ndryshme çmimet ndryshojnë, por sërish mbeten të shtrenjta.“Çmimet më duken më ndryshe se nga Tirana, por çadrat i rrisin çmimet përditë. Më vjen keq se edhe pastërtia nuk është në nivelin e duhur, kanë mundësi më shumë të bëjnë, varet dhe nga vetë banorët, por duhet punë më e madhe edhe nga bashkia”, thotë një pushuese.
Për turistët e huaj, çmimet janë të ulëta në krahasim me vendet e tyre, por sërish të larta për Shqipërinë.
“Jam nga Gjermania, hera e tretë që vij në Vlorë. Në krahasim me Gjermaninë, çmimet janë më të ulëta, por nga vjet këtë vit janë më të shtrenjta”, thotë një pushues tjetër.
“Jam nga Kosova, dje kam ardhur, kam qenë edhe herë të tjera. Çmimet? Me shtrenjtë, shumë më shtrenjtë”, shprehet turisti tjetër.
Vetë menaxherët e holeteve konfirmojnë se sezoni është i vakët. Çmimet për një natë shkojnë deri në 350 euro.
“Çmimet vjet kanë variuar nga 120 euro-250 euro, ndërsa këtë vit fillojnë nga 150-350. Nuk mendoj që është arsyeja kryesore rritja e çmimeve, mendoj qe turistët e huaj këtë vit janë shumë herë me të pakët per të mos thënë inekzistent, mungon turizmi elitar.”





























