Zyrtare: Nga sot marketet në Mitrovicë obligohen të kthejnë kusurin 1 apo 2 centë
Lajmin e konfirmoi vet drejtori i drejtorisë së Inspekcionit në Mitrovicë
Pas ankesave të vazhdueshme të qytetarëve,
Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës vjen me një vendim tjetër të rëndësishëm! Subjektet afariste duhet të ndërprejnë praktikën e dëmshme të denoncuar nga qytetarët kur bëhet fjalë për çmimet e artikujve me minus 1 ose 2 cent. Të njejtit duhet zbatojnë ligjet në fuqi dhe konsumatorëve t’ua kthejnë kusurin prej 1 dhe 2 cent në të kundertën do të ballafsqohen me fuqinë e ligjit!
Vazhdojmë të mbrojmë interesin qytetarëve në përgjithësi dhe të konsumatorëve në veçanti!
Jemi të përcaktuar për ligjshmëri!





























