Një 22-vjeçar është dërguar në spital në gjendje të rëndë, pasi u lëndua teksa po punonte në fabrikën e stiroporit në fshatin Landovicë të Prizrenit.
Mësohet se i riu ka këputur dy gishtat e dorës nga puna që po kryente në një makineri dhe i njëjti pritet t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me inspektorin e Punës.
Sinjali raporton se me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’.





























