Një rojë i pyllit dje është përballur me kërcënime serioze pasi ka hasur në një person i cili ishte nisur të presë drunj në Bajgorë të Mitrovicës.
Mitrovicasi e ka paralajmëruar se do e marrë traktorin e do shkojë të prejë dru dhe nëse roja përpiqet ta ndalojë, do e pësojë keq duke i thënë se s’do arrijë ta shijojë pagën e parë si ‘pylltar’.
Personi ka denoncuar rastin në Polici, me ç’rast njësitet policore janë vënë në lëvizje ku kanë arritur ta arrestojnë personin e dyshuar.
Sinjali mëson se ndaj 48-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Kanosje’.





























