Në Mitrovicë, një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se djali i saj e ka sulmuar fizikisht të premten.
I biri i saj raportohet të jetë 13 vjeç.
Policia nuk e ka arrestuar, kurse rasti po hetohet.
“Ankuesja femër kosovare raporton se djali i saj i moshës 13 vjeçare ka sulmuar fizikisht ankuesen nënën e tij. Ankuesja nuk ka kërkuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për te arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.





























