Kompania “Beni Dona” që furnizon me ushqim njësitet elite të Policisë së Kosovës dyshohet që u ka dërguar atyre ushqime me afat të skaduarDenoncimin për këtë e kanë bërë efektivët e Njësisë Speciale për Intervenim dhe dyshimet i kanë lajmëruar tek hetuesit rajonalë në Mitrovicë.
E dhëna është publikuar në raportin e shpejtë të hetuesisë, të cilin e ka siguruar KOHA.
“Më datë 06.09.2022, në ora 17:50, hetuesit rajonalë kanë pranuar informatë se NJSI me bazë në Kampin Belveder në Lagjen e Bairit në Mitrovicë ka një ankesë për furnizuesin e ushqimit të tyre, kompaninë Beni Dona SHPK”, thuhet në raport.Sipas raportit, hetuesit kanë shkuar në Njësinë Speciale dhe kanë fotografuar produktet ushqimore që dyshohet se u ka skaduar afati rreth një muaj me parë.
“Hetuesit i janë përgjigjur kësaj informate dhe kanë kontaktuar me zyrtarë të kësaj njësie, nga të cilët janë njoftuar se furnizuesi i ushqimit, kompania Beni Dona SHPK me seli në Prishtinë, më datë 4 dhe 5 shtator 2022 kishte sjellë ushqim të konservuar me afat të skaduar. Hetuesve, nga zyrtarët e NJSI u janë prezantuar ushqime të konservuara të llojit peshk-sardele, të cilave u kishte skaduar afati i përdorimit më 12.8.2022. Krimtekniku ka bërë fotografimin e ushqimit të skaduar, thuhet tutje në raport





























