Policia e Kosovës ka shtuar sigurinë e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
Kjo pasi ministri Peci ka marrë një kërcënim.
Kallxo mëson se kërcënimi ka ndodhur para dy ditësh dhe si rrjedhojë Policia e Kosovës i ka ofruar mbrotje të afërt ministrit Peci që nga dje.
Se ministri Peci është vënë nën përcjellje policore nga dita e mërkurë e 12 tetorit, ka konfirmuar edhe këshilltarja e tij, Flutur Mustafa.
Mustafa ka thënë të mërkurën se shtimi i sigurisë personale të ministrit ndërlidhet me denoncimet e tij lidhur me keqpërdorimin e disa pronave të Ministrisë së Bujqësisë.
Ministri Peci, të martën ka thënë se kanë gjetur një mori skandalesh në Institutin Bujqësor të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk është abuzuar vetëm me subvencione, por edhe në menaxhimin e pronave.




























