Basketbollisti i KB Trepçës, Tmusic ka thyer gishtin e vogël mbrëmë gjatë ndeshjes me Sigal Prishtinën.
Ai do t’i nënshtrohet operimit gjatë ditës së nesërme.
Brenda stafit të Trepçës, “Jepi zë” ka mësuar që rehabilitimi zgjat 6-8 javë.
Ndryshe, Trepça e mposhti mbrëmë Prishtinën me rezultat 80:75 në “Minatori”.





























