Një i mitur është lënduar pasi është goditur nga pirunari në rrugën “Fadil Deqili”.
Mësohet se i njëjti kishte përfunduar nën rrotat e pirunari duke pësuar lëndime trupore andaj u dërgua në spitalin e Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 11:00, në rrugën ” Fadil Deliqi” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një makine punuese (Pirunar) dhe një këmbësori, Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar këmbësori i moshës së mitur”, tha Zahiti.





























