Edhe një konvertim i targave ilegale në RKS, në mesditën e së martës ka përfunduar me djegie të veturës në veri të MitrovicësSipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në komunën e Zveçanit, ku në pikë të ditës, një qytetareje serbe i është djegur vetura.
Bazuar në raportimet e Policisë, djegia e kësaj veture përbënë rastin e pestë në dy muajt e fundit, kur persona të panjohur u kanë vënë zjarrin pronave të qytetarëve të veriut që i janë bindur vendimit të Qeverisë së Kosovës për kthyer targat ilegale që Serbia i lëshon në emër të qyteteve të Kosovës në ato të ligjshme, RKS.
Para një jave një veturë tjetër me targa të konvertuara në RKS ishte djegur në komunën e Zubin-Potokut, e në fund të tetorit dy djegie të tjera u raportuan në Leposaviq. Policia ka thënë se po punon për t’i zbardhur këto raste.






























