Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në pikën në fshatin Babimoc pak minuta më parë, bëjnë të ditur dëshmitarë nga vendi i ngjarjes për “Mitropol”.
Në aksident janë përfshirë së paku katër vetura, gjeresa dy të tjera ishin ndalur në anën tjetër të rrugës, andaj nuk dihet nëse ndodheshin aty shkaku i aksidentit apo nëse vetëm ishin ndalur për ta parë gjendjen.
Siç mësohet se aksidenti ndodhi për shkak se një shofer bëri kyçje të gabuar dhe ndërroi shiritin gabim tek ura që lidh rrugën Obiliq (Kastriot)-Prishtinë-Mitrovicë.
Në aksident janë përfshirë së paku katër vetura, gjeresa dy të tjera ishin ndalur në anën tjetër të rrugës, andaj nuk dihet nëse ndodheshin aty shkaku i aksidentit apo nëse vetëm ishin ndalur për ta parë gjendjen.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Policia e Kosovës e cila po ekzaminon detajet.





























