Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë të dielës së 25 dhjetorit, ka qëndruar në kampin amerikan ushtarak, në Bondsteel për drekën tradicionale të Krishtlindjes. Me këtë rast ajo ka thënë se “lidhja Kosovë-SHBA është më e fortë se kurrë”Drekën tradicionale të Krishtlindjes, presidentja e Kosovës, Vjosa osmani, e ka kaluar në kampin amerikan ushtarak, në Bondsteel.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka falënderuar ushtarët për shërbimin e tyre në Kosovë dhe për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës.
“E lumtur që u bashkohem ushtarëve amerikanë dhe ambasadorit amerikan në Kosovë Jeff Hovenier në kampin Bondsteel për drekën tradicionale të Krishtlindjes. Përcolla mirënjohjen tonë për shërbimin dhe mbështetjen e palëkundur të tyre ndaj vendit tonë”, shkroi Osmani.
Po ashtu, presidentja e vendit shtoi se “lidhja Kosovë-SHBA është më e fortë se kurrë”.





























