Gjatë ditës së sotme serbët në Serbi po i mbajnë zgjedhjet, shkruan Mitropol.
E në anën tjetër për herë të parë pas 20 vitesh, serbët e Kosovës nuk mund të votojnë në Kosovë por duhet të udhëtojnë në Serbi.
Këtë vendim e ka marrë qeveria e Kosovës me në krye Albin Kurtin.
E për ta lavdëruar “shefin” e tij, Bahtiri, ka postuar një foto nga ura e Ibrit në Mitrovicë.
Kësaj fotoje Bahtiri ia ka bashkangjitur mbishkrimin:
“Sot, Kosovës po i vjen era shtet!”, shkroi Bahtiri.
Kujtojmë se serbët e Kosovës sot udhëtuan në Serbi për të votuar.