Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para pak minutave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për “Jepi zë” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Debërllukë të Vushtrrisë, nga hetimet fillestare bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime i cili është dërguar për tretman mjekësor.
A Zahiti





























