Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak çaste më parë mes veturës së Policisë së Kosovës dhe një automjeti civil Golf6 plus, njofton Mitropol.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Skenderaj.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e emergjencës dhe po merren me të lënduarit.
Siç shihet edhe në fotografi, vetura e Policisë ka pësuar dëme të mëdha materiale.
“Mitropol” do ju mbajë të informuar për rastin./Mitropol/




























