Që nga orët e para të mëngjesit është duke u zhvilluar një aksion në kuadër të rastit ‘Brezovica’. Prokuroria Themelore në Ferizaj, bashkë me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë ATK-në dhe Doganën po kryejnë bastisje në disa auto sallone, shtëpi private e lokale tjera përcjellëse në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri dhe Lipjan.
Cak i bastisjes është edhe auto salloni ‘Iliri’ në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Çagllavicë.





























