Ai tha se “rezistenca” e kryetarit të Leposaviqit Lulzim Hetemi, nuk ndihmon në përmirësimin e gjërave.
“Pra mendimi ynë dhe kërkesa jonë është që ashtu si kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut, të gjejë një lokacion tjetër, sepse qëndrimi i tij në ndërtesë është një akt simbolik që po i komplikon gjërat. Tani, zgjidhja e vërtetë janë zgjedhjet e reja dhe kjo është diçka pozitive, me të cilën pak a shumë të gjithë pajtohen se kjo është rruga e duhur, pra mendoj se të gjithë ata që kanë ndikim për ta bërë këtë proces të zgjedhjeve të reja më të shpejtë, duhet ta përdorin atë ndikim, na duhen këto zgjedhje sa më shpejt që është e mundur”, tha Guerot në Klan Kosova.





























