Anita Sherifi është kryetarja e re e strukturave rinore të Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, shkruan “Mitropol”.
Postimi i plotë i Bedri Hamzës:
Sot, në një proces shumë transparent dhe demokratik, Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicë zgjodhi kryetaren e re të rinisë, Anita Sherifin.
Me këtë rast shpreh respektin dhe uroj për garën demokratike kundër-kandidatin, Endrit Halitin, një djalë me potencial dhe kuadër premtues.
Urime Anita, punë të mbarë dhe shumë suksese në jetësimin e vizionit dhe misionit të Partisë Demokratike.
Siç e kam potencuar gjithnjë, rinia janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit!





























