Është anuluar konkursi i datës 30.05.2022 në ndërmarrjen “Trepça”, raporton Veriu.info.
Kryeshefi i ndërmarrjes, Enis Abdurrahmani, ka marrë këtë vendim siç shihet edhe në dokumentin e siguruar nga Veriu.info.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se ky konkurs anulohet pasi disa punëtorë aktual të ndërmarrjes janë ankuar në Inspektorat të Punës dhe pas inspektimit është vërtetuar se për pozitat e shpallura ka njerëz të kualifikuar në mesin e punëtorëve aktual.
Sipas kësaj ka pasur shkelje të ligjit tē punës dhe fillimisht duhet të shpallet konkurs i brendshëm.





























