Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona në Vushtrri të dielën, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vjedhje”.
Sipas njoftimit policor, të dyshuarit kanë vjedhur elektromotor dhe vegla pune në një oborr në Sfaraqak.
“Arrestimi është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se dy të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale vjedhje, ku nga oborri i një shtëpie në ndërtim e sipër kanë vjedhur elektromotor dhe vegla të ndryshme pune”, thuhet në njoftimin policor.
Mjetet e vjedhura i janë kthyer pronarit, derisa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt