Policia e Kosovës ka arrestuar një person në lagjen “2 Korriku” dje në Mitrovicë, rreth orës 15:30 të pasdites.
“I njëjti kishte sulmuar fizikisht anëtaret e familjes së ti si dhe kishte demoluar dhe orenditë shtëpiake.”, bën të ditur policia, shkruan Mitropol.
Si pasojë e sulmit një familjare e sulmuesit ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.





























