Në raportin 24 orësh Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Mitrovicë.
I njëjti dyshohet të ketë tentuar ta sulmojë inspektoren komunale, shkruan Jepi zë.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur mesditën e së djeshmes.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërkaq rasti në polici është inicuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.