Kastrati e ka pranuar se një pjesë e regjistruesve në pjesën veriore janë tërhequr prej procesit.
“Të gjitha komunitetet janë duke marrë pjesë në regjistrim, pa anashkaluar asnjë komunitet dhe besojmë që kështu do të vazhdojmë deri në fund të procesit të regjistrimit”, ka thënë ai në një konferencë për media.Ai ka thënë se ka takuar personalisht pjesëtarë të komunitetit serb në veri të Kosovës, një ditë më parë, dhe se ASK-ja e ka siguruar një “numër solid” të regjistruesve për të regjistruar popullsinë e këtij rajoni brenda afateve kohore.
Sipas tij, regjistruesit janë prej zonës veriore dhe jo prej zonave tjera të banuara me shumicë serbe brenda Kosovës, dhe se ka parë gatishmëri të komunitetit serb për t’u regjistruar.





























