Escobar, ka thënë se gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan është falë bashkëpunim të BE-së dhe SHBA-së.
“Politikat tona në Ballkan kanë qenë konsistente që nga të ’90 dhe pres që të mbesin kështu. Politika tonë mbështet në dy shtylla: njëra është interesimi evropian dhe, më vjen keq që duhet të dalloj nga kolegia ime kosovare, por gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan, ka qenë kombinim i bashkëpunimit të BE-së dhe SHBA-së. Dhe kështu integrimi është aspirata më e madhe e rajonit… çdo vend që i është bashkuar BE-së është bërë më demokrat, më i qëndrueshëm dhe më prosperues”, ka thënë Escobar.Ndërsa, kryediplomjata kosovare ka zgjedhur idiomën e vjetër kineze “tigër prej letre” që të godasë BE-në.
Kjo frazë u popullarizua nga ish-diktatori komunist, Mao Ce Duni, i cili në vitin 1956 e cilësoi imperialzimin amerikan si “tigër prej letre”, duke thënë se “imperializmi dhe të gjithë reaksionarët janë tigra prej letre”.
Sipas Gërvalles, në aspektin e sigurisë BE-ja është “e paaftë” dhe rrjedhimisht nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Evropë.
“Jemi rreshtuar për rreth 90 për qind me Perëndimin kur bëhet fjalë për Ukrainën. Të tjerët që i kemi përreth po e ndihmojnë Rusinë në agresionin e saj për pothuajse dy vjet tashmë pa sanksione nga Bashkimi Evropian. Pyetja kyçe është për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është Bashkimi Evropian unioni që mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë? Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim në union dhe pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Paper Tiger’ (tigër prej letre) në aspektin e sigurisë. Për shkak se ju e dini këtë, kërkoni paqe në vazhdimësi. Mirëpo, kjo është e rrezikshme. Paqësimi i BE-së me Rusinë ka bërë që Putini të përshkallëzojë”, ka thënë Gërvalla.





























