Në 28-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, Bashkimi Evropian ka tërhequr vërejtjen se nuk mund të tolerohet mohimi i gjenocidit, revizionizmit të historisë dhe madhërimit të kriminelëve të luftës.
Kështu u tha në një deklaratë të përbashkët të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe komisionari për zgjerim, Oliver Varhelyi.
“Para 28 vjetësh një prej faqeve më të errëta të historisë së Evropës u shkrua. Ne ndajmë ngushëllimin dhe dhimbjen e familjeve dhe miqve të viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në Srebrenicë. Evropa kujton përgjegjësinë e saj dhe dështimin që të mbrojë. Sot, kur lufta po zhvillohet përsëri në kontinentin e Evropës, ne zotohemi që të veprojmë më mirë për të mbrojtur paqen dhe mbrojmë jetën e njerëzve”, thuhet në deklaratëDy zyrtarët e lartë të BE-së shprehën mbështetjen për aspiratat evropiane të Bosnje e Hercegovinës dhe sovranitetin e saj.
“Në shënimin e përvjetorit të pasojave të konfliktit të armatosur, Bashkimi Evropian përsërit përkushtimin e vet për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës. Si vend kandidat, e ardhmja e Bosnje e Hercegovinës është në BE”, u tha në deklaratën e përbashkët të Borrellit dhe Varhelyit.
Ata bënë thirrje për pajtim dhe ndërtimin e paqes, bazuar në të vërtetën.





























