Rastet e dhunimeve në Kosovë sa shkojnë e bëhen më të shpeshta, përkundër kampanjave, thirrjeve e protestave të shumta që organizohen në vend në lidhje me këtë fenomen, shkruan “Mitropol”.
Viktima e radhës e dhunimit është një grua nga Mitrovica e cila është keqtrajtuar seksualisht nga një burrë dy netë më parë.
Rasti raportohet se ka ndodhur rreth orës 02:00 të mbrëmjes.
I dyshuari është arrestuar nën dyshimet se ka keqtrajtuar seksualisht viktimën femër kosovre.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Mitropol/





























