Një zjarr ka shpërthyer në hotelin “BB” në veri të Mitrovicës, pak pas orës 15:00 sot.
Sipas informacioneve të medieve lokale serbe, nga ky zjarr nuk ka të lënduar, transmeton Mitropol.
Sipas informacioneve paraprake që disponon Stacioni i Zjarrfikësve, zjarri ka rënë në kuzhinë dhe nuk është përhapur në dhomat e tjera të këtij objekti.
Ekipet e zjarrfikësve dhe policia dolën në vendngjarje dhe ekzaminuan rrethanat.





























