Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 00:40 një burrë nga Leposaviqi ka thënë se disa persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës së tij dhe pastaj i kanë vënë zjarrin.
Sipas PK-së, njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
“Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh.
(foto ilustrim)





























