Një person zyrtar i komunës së Mitrovicës Veriore, gjatë kontrollit për inspektimin e ndërtimit pa leje është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar, shkruan Mitropol.
Sipas policisë kanosja verbale ka ndodhur gjatë kohës kur ishte duke i vënë shiritin për ndalimin e punës për ndërtim pa leje të një objekti.
“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.





























