MARRËVESHJA E RADHËS ME “QATAR CHARITY” 🤝
Sot së bashku me kryetarin, Bedri Hamza, drejtorin për Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava kemi pritur në takim drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, Esam Dabab.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes 🤝 së radhës me “Qatar Charity” e cila përmbanë memorandum bashkëpunimi dhe bashkëfinancim në mes Komunës së Mitrovicës dhe “Qatar Charity”.
Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë familjet me kushte të rënda ekonomike të cilët do të mbështetën me grante për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore. 🧑🌾