Drejtori Kadriu vazhdon me përkrahjen e tij ndaj fermerëve vendor. Ai dje vizitoi disa fermerë nga fshatrat e Mitrovicës.
Postimi i tij:

FILLUAN TË MBJELLAT PRANVERORE NË MITROVICË 🙌
Sot kam vizituar fermerët 🧑🌾 Kadri Sylejmani në Frashër dhe Rexhep Pllana në Kçiq të cilët filluan me të mbjellat pranvore, konkretisht kultivimin e patatës. 🥔
Komuna e Mitrovicës, Drejtoria për Bujqësi 🚜 dhe Zhvillim Rural 🏕 do të vazhdoj të mbështes me të gjithë kapacitetin e tyre fermerët 🧑🌾 të cilët merren me kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore. 🥔🧄🌽
Ne duam që nëpërmjet krijimit të politikave dhe mbështetjeve të ndryshme të ndikojmë në rritjen e atyre që punojnë tokat 🧑🌾 dhe në këtë mënyrë ngrisin ekonomi familjare si dhe ofrojnë produktet e tyre për konsum në tregun vendor. 🤝


