Inspektorët e shërbimeve komunale kanë dënuar dy biznese në Mitrovicë me nga 150 euro, pasi që kishin uzurpuar hapësirën publike, njëri në rrugën “Avni Shabani”, ndërsa tjetri në rrugën “Artim Jashari” në lagjen Iliridë.
Në arsyetimin e Drejtorisë së Inspekcionit thuhet se të dyja subjektet afariste kishin vendosur para lokalit tavolina, karrige dhe vazo të betonit të mbjella me pisha, pa leje nga organet kompetente.
Po ashtu Inspektorët komunal një subjekt tjetër afarist i cili ushtron veprimtarinë biznesore në sheshin “Agim Hajrizi” në Mitrovicë kanë urdhëruar në afat prej 3 ditësh të largoj platon me dërrasa, çadrat hijezuese dhe vazot me lule të vendosura pa leje në hapësirën publike, përndryshe edhe ndaj tij do të merren masa konform ligjeve në fuqi.