Një nga emrat e mëdhenj të basketbollit mitrovicas, Drilon Hajrizi ka uruar tigo-grupin e parë shqiptar, “Torcida” për 38 vjetorin e themelimit.
“Torcida sot mbushë 38 vite jetë. Këto vite nuk janë thjeshtë numra! Janë miliona emocione, suksese e përkrahje nga 380.000 torcidas gjithandej rruzullit kushtuar sportit, përkatësisht Trepçës!”, shkroi Hajrizi në Facebook.
Hajrjzi shkroi se ritmi dhe melankolia e zërit që buron nga Torcida i jep krenarinë dhe fuqinë e ARUSHËS!
“Këtu nuk jam vetëm, jam me shokë, me vëllezër që i dua, më duan e më përkrahin! Minatori është foleja ime, Trepça është fryma ime, Torcida është zemra ime! Kthimi tek vetja ime është krenaria ime, është suksesi ynë i përbashkët!”, tha mes tjerash Hajrizi.