Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Dy javë pas zgjedhjeve, KQZ do të ketë ende punë në numërim

23/02/2025
in LAJME
Dy javë pas zgjedhjeve, KQZ do të ketë ende punë në numërim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

 

Janë bërë dy javë prej kur Kosova iu nënshtrua procesit zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të parat qysh pas pavarësisë që u mbajtën në afat të rregullt kohor.

42.56 ishte përqindja e qytetarëve që iu përgjigjen këtij procesi zgjedhor, të dielën e 9 shkurtit, apo 838 mijë e 763 persona hodhën votën e tyre në kuti, në 38 komuna të Kosovës.

Derisa puna e qytetarëve përfundoi me të hedhur votat e tyre në kuti, për KQZ-në vetëm sa kishte filluar puna.

Përballja e parë ishte me mosfunksionimin e platformës online në kohën kur duhej të procesoheshin rezultatet preliminare pas mbylljes së Qendrave të Votimit në vend. Kompania mirëmbajtëse kishte thënë se faqja e internetit të KQZ-së, së bashku me infrastrukturën tjetër qeveritare, ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike të vazhdueshme.

Se kishte sulm kibernetik atë ditë, e tha edhe numri dy i qeverisë në detyrë, Besnik Bislimi në Poloni, në një tryezë ku pikërisht ministra për çështje evropiane nga rajoni dhe Evropa u mblodhën për të folur për “Kërcënimet hibride ndaj procesit të zgjerimit dhe kundërpërgjigja potenciale ndaj tyre”.

Me këtë çështje nisi të merret edhe prokuroria e cila menjëherë i kërkoi KQZ-së informacione të nevojshme për ta vërtetuar nëse kishte elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo.

E problemet me sistemin vazhduan edhe kur nisi numërimi i votave për kandidatë në Qendrat Komunale të Numërimit, proces ky që për herë të parë u bë në 38 komuna bazuar në Ligjin e ri për Zgjedhjet.

Me gjithë telashet në fillim, sistemi arriti të funksiononte e numërimi i votave për kandidatët që garuan për ulëse në Kuvend në zgjedhjet e shkurtit vazhdoi deri të premten që lamë pas, kur përfundoi për plot 2533 vendvotime, sa kishte në total.

Por, kandidatët sikurse edhe subjektet politike presin edhe numërimin e votave nga diaspora, që pritet të nisë gjatë javës së ardhshme meqë verifikimi i tyre, sipas konfirmimeve të KQZ-së është drejt fundit.

Pas tyre, do të jetë radha e numërimit të votave me kusht e atyre të dhëna nga personat me nevoja të veçanta.

Janë gjithsejtë 12 mijë e 801 fletëvotime me kusht ndërsa 2 mijë e 597, numërim i cili do të behet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Vetëm pasi të përfundojë numërimi i secilës prej këtyre votave, KQZ-së do t’i hapet rruga për shpalljen e rezultateve përfundimtare, e pastaj certifikimin e tyre.

Në zgjedhjet e kaluara, siç kishte bërë krahasimin zëdhënësi i KQZ-së, këtij institucioni i ishin dashur nga 18 ditë për shpalljen e rezultateve përfundimtare e edhe 8 apo 9 ditë tjera për t’i certifikuar ato.

“Më lejoni që ta shpjegojë që për të ardhur deri te shpallja e rezultatit përfundimtar për subjekteve politike dhe kandidatë për deputetë KQZ është duke ndjekur hapat e paraparë me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore. Ligji i ri për Zgjedhjet ka shtuar përgjegjësitë për KQZ-në. Një përgjegjësi e tillë është edhe numërimi i votave të kandidatëve në Qendra Komunale të Numërimit dhe jo në vendvotime siç ka qenë në të kaluarën. Sa për rikujtim, në disa nga proceset e kaluara zgjedhore për Kuvendin e Kosovës, si ato të vitit 2014, 2017 dhe 2021, KQZ-së i janë nevojitur në secilin rast nga 18 ditë pas ditës së zgjedhjeve për të ardhur deri te shpallja e rezultateve përfundimtare dhe nga 8 apo 9 ditë tjera pastaj për të ardhur deri te certifikimi i rezultatit përfundimtar”, kishte thënë Elezi.

Nga numërimi i këtyre votave, deri tani Lëvizja Vetëvendosje ka 40.90 % të votave, Partia Demokratike e Kosovës, 22.03 %, Lidhja Demokratike e Kosovës, 17,64 % dhe koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë kanë 7,46 % të votave.

Në deklaratën preliminare shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Nathalie Loiseau kishte thënë se procesi zgjedhor kaloi i qetë e demonstroi qëndrueshmëri e përkushtim ndaj parimeve demokratike./RTK/

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur
LAJME

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
LAJME

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë
LAJME

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post
Ushtarët italianë të KFOR-it testojnë procedura shpëtimi: Të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj situatave të papritura

Ushtarët italianë të KFOR-it testojnë procedura shpëtimi: Të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj situatave të papritura

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

23/07/2026
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com