Dy raste të dhunës në familje janë raportuar dje nga gratë në Policinë e Kosobës, njofton Mitropol.
Në rastin e parë është arrestuar një mitrovicas pasi sipas policisë, i njejti ka ushtruar dhunë familjare ndaj viktimës femër.
Rasti i dytë është raportuar në rrugën “Ali Zeneli” ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën femër kosovare.
Viktima ka pranuar edhe tretman në spital.
Në të dy rastet, dhunuesit janë arrestuar nga policia por janë liruar në procedurë të rregullt nga prokurori i shtetit.
Raportet e plota:
DHUNË FAMILJARE
Mitrovicë 31.07.2022- 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Ali Zeneli, Mitrovicë Jugu 31.07.2022-12:05.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.





























