Portali “Qyteti i Mitrovices” raportoi pak çaste më parë për një vdekje të një 5-vjeçari në Mitrovicë.
Siç mëson Klan Kosova, dyshohet që atë e shkeli për vdekje djali i xhaxhait të tij.
5-vjeçari u godit nga vetura derisa po ngiste biçikletën.
Ngjarja tragjike ndodhi para shtëpisë së viktimës.
Aktualisht trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.





























