Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë pak para mesnatës në një familje në Mitrovicë, ku një grua e moshës 31-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar preparate higjienike (domestos) dhe për pasojë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës në QKUK, ku viktima u dërgua për trajtim mjekësor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.
Motivi i rastit sipas informacioneve të para dyshohet të jetë gjendja e rënduar emocionale që ka tash e sa kohë për shkak të zhgënjimit që ka mbetur pa punë pasi u diplomua. Ky rast ka tronditur edhe bashkëshortin e saj, i cili pritet të jap deklaratë para zyrtarëve policorë.
Sinjali mëson se pasi Policia është njoftuar për rastin, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.





























