Një rast i dhunës në familje është denoncuar mbrëmë në mesnatë në stacionin policor në Mitrovicë, ku një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.Gazeta Sinjali duke ju referur burimeve Prokurorisë raporton se personi i cili dyshohet se rrahu bashkëshorten e tij është, Sh.T, 55-vjeçar.
Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka caktuar ndaj Topallajt masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Topallaj është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.
Kujtojmë se bashkëshortja e Sh.T, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës për trajtim mjekësor.