Tri ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, një person ka deklaruar në Polici se dikush ka vjedhur karrocën e fëmijës së tij në vlerë të 700 eurove.
Mësohet se dy ditë pas ngjarjes, Policia ka arritur të kap personin e dyshuar, i cili gjatë intervistimit në stacion policor ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën u arrestua.
Ai deklaroi se karrocën ia ka shitur një personi tjetër, i cili po ashtu u intervistua më pas.
Sinjali raporton se Policia ka konfiskuar karrocën e vjedhur dhe ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar rastet për veprat ‘Vjedhje’ dhe ‘Blerja, marrja ose fshehja e sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale’.





























