Mbrëmë në Vushtrri, një i moshuar është dërguar në Emergjencë si pasojë e lëndimeve trupore që i mori si shkak i dhunës së përjetuar nga djemtë e tij.
Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes, ku sipas të moshuarit pas një mosmarrëveshjeje familjare, dy djemtë e tij e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur.
Rasti është denoncuar në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar dy të dyshuarit të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Sinjali raporton se me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.




























