Ekipi i FSK-së arrin ta nxjerrë edhe nënën e 2-vjeçares të gjallë nga rrënojat në Turqi
Këtë e ka konfirmuar për Kohën, shefi i komunikimit strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneral Sefer Isufi.
“Që kur është gjetur 2-vjeçarja, nga ai moment ka vazhduar angazhimi për të shpëtuar nënën e fëmijës, Kontingjenti i jonë ka arritur ta nxjerrë edhe nenën e fëmijës të gjallë”, ka thënë Isufi.





























