Trajneri Engin Gençoglu është larguar nga Trepça.
Burime e portalit “Qyteti i Mitrovicës” bëjnë të ditur se dje trejneri kishte shkuar në ushtrimet e klubit me valigjet e pregatitura për largim në Turqi dhe se arsye për largimin e tij ishte mosmarrëveshja me anëtarët e kryesisë së klubit
Siç raporton KOHA, dorëheqja erdhi pas një mosmarrëveshje të Gencoglut me kryesinë e klubit
Trepça nesër luan ndeshjen e tretë të serisë finale ndaj Pejës.
Me Gençoglun, Trepça fitoi Kupën e Kosovës në basketboll. Nga Trepça nuk ka ndonjë njoftim zyrtar





























