Mbrëmë rreth orës 05:00 në rrugët ‘Knjaza Milosa’, ‘Kralja Petar’, ‘Lola Ribara’ dhe ‘Kolasinska’ në veri të Mitrovicës janë vendosur mbishkrime kundër targave të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali për veriun e vendit ka bërë të ditur se në automjetet e parkuara janë vendosur fletushka me mbishkrime se qytetarët serbë do vazhdojnë t’i mbajnë targat KM.
Në fletushka janë të paraqitura gjashtë pika të cilat ‘arsyetojnë’ refuzimin e qytetarëve serb për t’i riregjistruar veturat e tyre me targa RKS.
Aty thuhet se regjistrimi në targa KM duhet të bëhet sepse:
Janë serbe;
Regjistrimi është më i lirë me targat KM;
Nuk ka shpenzime shtesë;
Mund të udhëtosh normalisht;
E gjithë bota i njeh targat KM;
Veturën mund ta tjetërsosh dhe ta shesësh.
D




























